ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 1 minute ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 4 minutes ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 28 minutes ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 32 minutes ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 59 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj

albnews by albnews
17 December, 2025
in Bota
0
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Holanda, për herë të parë ka regjistruar numër më të lartë të personave të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me ata nën 20-vjeç, sipas të dhënave të publikuara sot nga Statistikat e Holandës (CBS), transmeton Anadolu.

Në fillim të këtij viti, vendi numëronte rreth 3.76 milionë persona të moshës 65-vjeç e lart, krahasuar me 3.72 milionë persona nën 20-vjeç, tha CBS duke shtuar se hendeku pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme. Parashikimet tregojnë se deri në vitin 2070, Holanda do të ketë rreth 5.4 milionë të moshuar ndërsa numri i të rinjve pritet të arrijë në 4.1 milionë.

RelatedPosts

Trump ndëshkon 5 shtete të tjera: Asnjë qytetar i tyre në SHBA

Venezuela thotë se Trump dëshiron naftën e saj. Por a është ky rasti?

Përqendrimi ushtarak amerikan në Karaibe ka hijet e së kaluarës – por dallimet janë të mëdha

Numri i personave të moshës 80-vjeç e lart parashikohet të rritet ndjeshëm nga më shumë se 900 mijë këtë vit në rreth 2.1 milionë në vitin 2070. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e moshës 99-vjeç e lart pritet të rritet nga afërsisht 4.400 në më shumë se 38 mijë.

CBS ia atribuoi trendin e plakjes kryesisht rritjes së jetëgjatësisë dhe rënies së shkallës së lindjeve. Holanda regjistroi për herë të fundit më shumë se 200 mijë lindje në vitin 2002 ndërsa rreth 166 mijë fëmijë lindën vitin e kaluar.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin ekonomik dhe social të popullsisë në plakje, veçanërisht rrezikun e mungesës së fuqisë punëtore, pasi numri i pensionistëve rritet më shpejt se popullsia në moshë pune. Mungesa e personelit në sektorin e kujdesit shëndetësor pritet të përkeqësohet në vitet e ardhshme ndërsa kërkesa për kujdes rritet.

CBS vlerëson se popullsia totale e Holandës mund të arrijë në 20.6 milionë deri në vitin 2070 ndërsa thekson se parashikimi mbetet i pasigurt. Rritja e ardhshme e popullsisë do të varet nga faktorë të tillë si tendencat e migrimit, jetëgjatësia dhe shkallët e fertilitetit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result