Festat e fundvitit, nisin lundrimet e dyfishuara të trageteve nga Durrësi drejt porteve italiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të festave të fundvitit, Porti i Durrësit ka intensifikuar operacionet detare, duke nisur lundrime të dyfishta (dopjo korse) të trageteve në linjat që lidhin Durrësin me portet fqinje të Italisë.

Duke filluar nga 18 dhjetori, regjimi i shtuar i lundrimeve, me vajtje–ardhje brenda së njëjtës ditë, synon përballimin e fluksit sezonal të udhëtarëve dhe mjeteve, si edhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimit detar në kushte sigurie dhe eficience operative.

Në Terminalin e Trageteve, të gjitha strukturat portuale, shërbimet mbështetëse dhe instancat operuese janë në gatishmëri të plotë për menaxhimin e intensitetit të shtuar të lëvizjeve. Paralelisht, po zbatohen masa shtesë sigurie dhe koordinimi operacional, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet përkatëse.

Operacionet po zhvillohen normalisht, me fokus në respektimin e orareve të lundrimit, përpunimin në kohë të pasagjerëve dhe mjeteve, si dhe shmangien e vonesave gjatë kësaj periudhe festive.

Porti i Durrësit vijon të sigurojë funksionim të pandërprerë të linjave detare dhe një shërbim të qëndrueshëm për operatorët dhe përdoruesit e portit.

Share This Article