Një i ri shqiptar, 19 vjeç, ka humbur jetën tragjikisht në Selanik, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak pas orës 10:00, kur në rrethana ende të paqarta, i riu me origjinë shqiptare ka rënë nga ballkoni i një banese.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e incidentit.




