Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve nis mbledhjen me dyer të mbyllura! Balluku nuk merr pjesë, shkon në kryeministri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, shqyrton sot heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut me kërkesë të SPAK.

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të jetë mes prokurorëve të SPAK të cilët do të kërkojnë marrjen e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e Belinda Ballukut, në mbledhje e Këshillit.

Anëtarët e Këshillit, 5 nga PS hde 5 nga PD do të shqyrtojnë provat dhe një material USB në lidhje me hetimin ndaj Ballukut, të cilat i kaluan Kryetarit të Kuvendit.

Këshilli shyqrton sot kërkesën e SPAK për heqjen e imuitetit të Ballukut me qëllim arrestimin dhe brenda 2 javësh harton raportin që u shpërndahet deputetëve, ku rekomandon miratimin ose rrëzimin e saj.

Në fund kërkesa futet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën plenare. Kuvendi me shumicë votash voton ose jo heqjen e autorizimit.

SPAK në relacion njofton se zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.

Share This Article