Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nis zyrtarisht të shtunën, më 20 dhjetor.
Ky edicion po pritet me padurim nga fansat anembanë trojeve shqiptare, të cilët mezi presin dinamikat dhe surprizat që do të ndodhin brenda shtëpisë.
Megjithatë, një zhvillim i papritur ka befasuar publikun. Stafi i këtij edicioni ka zbuluar emrin e banorit të parë.
Sipas njoftimit zyrtar, konkurrenti që do t’i bashkohet këtij edicioni është Angelo Haruni.
Ky postim ka ngjallur dyshime dhe habi te komentuesit e shumtë, pasi zakonisht emrat e konkurrentëve mbahen sekret deri në nisjen e spektaklit dhe nuk zbulohen paraprakisht.





