ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026 4 minutes ago
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër 4 hours ago
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër 6 hours ago
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes 6 hours ago
Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit: Profesioni juaj bart përgjegjësi më shumë se ai i mjekut

albnews by albnews
20 December, 2025
in Show - Biz
0
Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit: Profesioni juaj bart përgjegjësi më shumë se ai i mjekut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Bajram Begaj ka pritur gazetarët me rastin e festave të funditvitit. Ai i ka vlerësuar ata për punën e tyre në raportimin e ngjarjeve të përditshme.

Begaj tha se profesioni i gazetarit bart një përgjegjësi më të madhe se sa ai i mjekut.

RelatedPosts

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

“BBV Albania 5” nis sot/ Emocione, surpriza dhe personazhe VIP, rikthehet spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

Sipas kreut të shtetit, nëse mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, gazetarët e kanë me interesin publik.

“E konsideroj si takim festiv, meqenëse jemi në prag të mbylljes së vitit, por më shumë se sa një takim festiv, është një mirënjohje, një mirënjohje për çfare ju bëni përgjatë gjithë vitit.

Në fakt, si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur me ngjarje, nga ngjarjet rutinë, deri te ngjarjet dinamike, politike, që më mirë se ju, askush tjetër nuk i raporton.

Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është profesioni më i bukur në botë. Në fakt, jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari i njohur kolumbian, Gabriel Garcia Márquez, “Gazetaria është profesioni më i bukur në botë”, sepse është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por që ka një përgjegjësi shumë më të madhe se mjekët: mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, ndërsa ju përgjegjësinë e keni me interesin publik. Dhe ju keni qenë prezent kudo për të raportuar, për të informuar. Keni qenë në rrugë, keni qenë në institucione, kohë pa kohë, duke u përkushtuar dhe duke u angazhuar gjithmonë.

Sot është dita për t’ju falënderuar për përkushtimin, për kontributin, dhe besoj se përgjegjësia e informimit për të vërtetën është ajo çfarë juve ju bën krenarë.

Shumë faleminderit për punën dhe misionin tuaj!

Në fund, dua ta mbyll, meqenëse jemi në prag të festave, duke uruar për secilin nga ju, për familjet tuaja, gëzuar festat, një vit sa më të mbarë e sa më të suksesshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët!”, theksoi Begaj në fjalën e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 December, 2025
Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

Liverpool-i mposht Tottenham-in e “skuqur” në Londër

20 December, 2025
Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

20 December, 2025
Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

Zyrtare/ Surpriza e parë e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi i bashkohet në rolin e opinionistes

20 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result