Presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.
“Marrëveshja është një arritje historike për Ballkanin dhe gjithashtu dëshmon guximin e udhëheqjes së Ciprasit”, theksoi Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se Greqia ka provuar të jetë një shtyllë stabiliteti në një rajon kompleks.
“Kjo marrëveshje do të frymëzojë vendet e tjera në rajon për të zgjidhur problemet e tyre dypalëshe”, thekson Trump.
“Greqia është një aleate e rëndësishme dhe një partnere e SHBA… ne duam të vazhdojë bashkëpunimin për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”, përfundoi ai.