Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Një rast i turpshëm nga ndodhur në shtetin e Malit të Zi. Një turp i madh nga organizatorët në turneun ndërkombëtar të pingpongut në Podgoricë, të cilët përjashtuan sportistin e Kosovës, Rejan Krasniqin, sepse e bëri shqiponjën dykrenare.

Ky është skandal i madh nga organizatorët malazezë.

“Rejan Krasniqi fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez, pikërisht lojtar i klubit organizator.

Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij.

Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta”, reagon KPP “Gani Maloku” nga Ferizaj.

Share This Article