Shqipëria, njësoj si shumë vende të tjera të rajonit, i është bashkuar garës së modernizimit të ushtrisë, ndonëse me përmasa më të vogla.
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu bën me dije se ditët e fundit kanë mbërritur në vend sistemet e para të raketave Javelin.
Teksa falendëron Shtetet e Bashkuara për mundësimin e këtij armatimi, Vengu shprehet se ardhja e këtyre sistemeve, rrit bashkëpunimin me NATO dhe sigurinë.
“Ardhja e sistemeve Javelin falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.
Jemi në një nga bazat e FA, forcës tokësore, por sapo është kryer dorëzimi i një sasi të sistemit Javelin. Edhe Shqipëria e Kosova janë pjesë e kësaj ndihme të SHBA, si dhe raketat që lëshohen nga këto sisteme. Kjo është një kërkesë e hershme. Këto janë sisteme antitank”, shprehet Vengu.




