“2025 ishte i vështirë, por viti tjetër do jetë më keq”, Meloni lë pa fjalë stafin e Kryeministrisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fjalimin e fundvitit për stafin e saj në Palazo Chigi, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e ka shoqëruar me një batutë, që ka bërë xhiron e rrjetit.

Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq”, ishte fjalia e Melonit për ndihmësit e saj në zyrën e Kryeministrit, të cilat i tha me idenë për ti motivuar që të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet të përballen me një vit të ngarkuar me punë.

“Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, shtoi më tej Meloni për të zbutur peshën e pohimit fillestar.

Në vijim të batutave, shefja e qeverisë në Romë shtoi: “Kështu që ju këshilloj të pushoni mirë këto festa, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij vendi të jashtëzakonshëm“.

Share This Article