ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 2 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 2 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 2 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 2 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Evropa duhet të mbrojë Evropën

albnews by albnews
24 December, 2025
in Bota, Opinion
0
Evropa duhet të mbrojë Evropën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Jason D. Greenblatt keshilltar i presidentit Trump

Zyrtarët evropianë të sigurisë tani po përcjellin një mesazh që do të kishte qenë i paimagjinueshëm vetëm një dekadë më parë: bëhuni gati për luftë. Siç raportoi së fundmi The Wall Street Journal, qeveritë në mbarë Evropën po i paralajmërojnë qytetarët të përgatiten për mundësinë e një konflikti me Rusinë. Ky moment është tronditës, por i vonuar prej kohësh. Ai nxjerr në pah një të vërtetë të vështirë të cilën Evropa e ka shmangur për vite me radhë: dobësia e kontinentit nuk është thjesht rezultat i luftës në Ukrainë. Ajo është pasojë e vetëkënaqësisë strategjike, shpërndarjes së gabuar fiskale dhe supozimit të pamatur se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë gjithmonë faturën.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

The Washington Times: Shqipëria është kthyer në narko-shtet

Sa kushton jeta me rrogë minimale, në Gjermani?

Siguria e Evropës, para së gjithash, duhet të jetë përgjegjësi e vetë Evropës.

Presidenti Donald Trump e nxori në pah këtë realitet. Ai ka ushtruar presion ndaj aleatëve të NATO-s që të respektojnë angazhimet e bëra prej kohësh, në teori, por të shpërfillura në praktikë – shpenzime serioze për mbrojtjen. Nën presion të vazhdueshëm, anëtarët e NATO-s më në fund filluan të lëvizin drejt rritjes së shpenzimeve përtej pragut prej dy për qind të PBB-së, që prej kohësh ishte neglizhuar. Këmbëngulja e drejtpërdrejtë e Trumpit e detyroi Evropën të përballej me kuptimin e vërtetë të ndarjes së barrës. Siç raportoi The Washington Post, zyrtarë të lartë të Pentagonit po përgatisin një plan për të ulur nivelin e disa prej selive kryesore të ushtrisë amerikane, përfshirë Komandën Evropiane të ShBA-së. Ky veprim përputhet me strategjinë e sigurisë kombëtare të presidentit Trump, që deklaroi se “ditët kur Shtetet e Bashkuara mbështesnin gjithë rendin botëror, si Atlasi, kanë mbaruar”.

Udhëheqësit evropianë duhej ta kishin nxjerrë këtë mësim që në mandatin e parë të Trumpit. Në vend të kësaj, shumë prej tyre e lexuan gabimisht vendosmërinë e tij dhe supozuan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të garantojnë sigurinë evropiane, pavarësisht zgjedhjeve të Evropës. Ky gabim doli të jetë i kushtueshëm.

Disa argumentojnë se Evropa e ka “fituar” mbrojtjen e vazhdueshme amerikane duke dislokuar trupa në Afganistan, pas 11 shtatorit, dhe duke ndihmuar misionet amerikane jashtë vendit. Këto përpjekje ishin të rëndësishme, por kurrë nuk kishin për qëllim të zëvendësonin investimin në mbrojtjen territoriale të Evropës. Solidariteti jashtë vendit nuk e justifikon neglizhencën në shtëpi.

Qasja e Trumpit ndaj NATO-s dhe Ukrainës është e qëndrueshme: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin aleatët që marrin përgjegjësi për veten. Amerika nuk mund të shërbejë si portofoli i përhershëm apo garantuesi i sigurisë së Evropës, teksa Evropa shmang zgjedhjet e vështira. Udhëheqësit evropianë që duan ndikim mbi të ardhmen e Ukrainës, duhet të tregojnë seriozitet përmes gatishmërisë ushtarake, jo përmes komunikatave diplomatike.

Ky riorientim duhej të kishte ndodhur prej kohësh.

Për dekada, qeveritë evropiane e trajtuan mbrojtjen amerikane si një të drejtë, jo si partneritet. Ndërsa taksapaguesit amerikanë financonin parandalimin, shumë kryeqytete evropiane i dhanë përparësi programeve të gjera sociale, pensionimeve të parakohshme dhe politikave të lejueshme të emigracionit – në vend të shpenzimeve për mbrojtjen. Rehatia politike u zgjodh mbi përgjegjësinë strategjike, me supozimin se Amerika gjithmonë do ta mbulonte diferencën.

Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, shpesh përmendet për të pretenduar se Shtetet e Bashkuara tani ia “kanë borxh” mbrojtjen Ukrainës, sepse Kievi hoqi dorë nga armët bërthamore sovjetike. Por, memorandumi nuk ishte një garanci detyruese mbrojtjeje. Dështimi i tij nënvizon një mësim thelbësor: parandalimi varet nga aftësia e besueshme, jo nga dokumentet e dëshirueshme.

Mosmarrëveshjet e fundit mbi asetet e ngrira ruse dhe financimi i Ukrainës e bëjnë edhe më të qartë dilemën e Evropës. Udhëheqësit evropianë ranë dakord t’i sigurojnë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh – të mbështetur nga buxheti i Bashkimit Evropian (BE) – për vitet 2026 dhe 2027. Ata e arritën këtë pasi dështuan të pajtoheshin për planin e tyre të preferuar për përdorimin e rreth 210 miliardë eurove të asete shtetërore ruse, të ngrira si kolateral. Ky propozim u rrëzua sepse qeveritë – të udhëhequra nga Belgjika, ku ndodhen shumica e aseteve – kishin frikë nga një hakmarrje ligjore dhe përgjegjësi nëse Moska do të padiste. Hezitimi, përçarjet dhe mbështetja në huamarrjen e garantuar nga buxheti, tregojnë se sa e vështirë është vendimmarrja evropiane – edhe në një moment ekzistencial në vetë kontinentin e Evropës.

Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet të qëndrojnë përkrah Evropës, kur Evropa ngrihet për veten e saj. Por, fuqia amerikane duhet të plotësojë mbrojtjen evropiane që është mirë e financuar – jo t’i zëvendësojë ato. Neni 5 i NATO-s është angazhim i ndërsjellë për mbrojtje, jo një subvencion i përhershëm për qeveritë të cilat nuk janë të gatshme të investojnë në forcën ushtarake që e bën të besueshëm Nenin 5 të NATO-s.

Ky nuk është izolacionizëm. Është llogaridhënie.

Shtetet e Bashkuara përballen me nevoja urgjente në vend, përfshirë infrastrukturën e vjetruar, rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor dhe presionet kufitare. T’u kërkosh familjeve amerikane të mbajnë barrën e mbrojtjes së Evropës, kur Evropa zotëron pasurinë, popullsinë dhe bazën industriale për t’u mbrojtur vetë, nuk është as e drejtë dhe as e qëndrueshme.

Dhe, Evropa është e aftë. Me një nga ekonomitë më të mëdha në botë, Evropa ka burimet për t’u mbrojtur – nëse zgjedh ta bëjë këtë. Ajo që ka munguar nuk është kapaciteti, por vullneti.

Në vend që të ndërtonin rezerva municionesh, mbrojtje ajrore, qëndrueshmëri kibernetike dhe forca të reagimit të shpejtë, shumë qeveri ofruan përfitime dhe garanci, duke vepruar thuajse historia ka përfunduar dhe mbrojtja amerikane është e përjetshme. Ky supozim është shembur.

Nëse Evropa beson se Rusia është një kërcënim real, Evropa duhet të veprojë në përputhje me këtë besim. Shpenzimet për mbrojtjen dhe parandalimi i besueshëm nuk mund të varen nga Uashingtoni. Dhe, këto përpjekje duhet të financohen nga Evropa – jo nga taksapaguesit amerikanë. Shtëpia e Bardhë dhe përfaqësuesit e saj po kryejnë pjesën e vet, duke balancuar mbështetjen për Ukrainën me realitetet e fuqisë ruse. Por, ky është para së gjithash problemi i Evropës, jo i Uashingtonit për ta zgjidhur.

Shtetet e Bashkuara mund të shërbejnë si mbështetje e fundit. Evropa duhet të jetë vija e parë.

Evropa duhet më në fund të marrë pronësinë e sigurisë dhe të së ardhmes së kontinentit. Aleatët e vërtetë ndajnë barrën. Ata nuk ua kërkojnë të tjerëve të bëjnë punën e tyre.

Evropa gëzoi dividendin e paqes, për dekada të tëra. Tani duhet të paguajë primin e sigurisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result