ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 2 hours ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 2 hours ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 2 hours ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 2 hours ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

albnews by albnews
24 December, 2025
in Albania
0
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008.

RelatedPosts

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë sekuestruar në qendrën e ndërlidhjes së Ministrisë së Mbrojtjes disa komunikime me faks, të kryera nga kjo ministri me institucione të tjera.

Sipas tij, në këtë procesverbal është sekuestruar një faks i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, pa numër dhe pa datë, me lëndë “mendim për një projektvendim”. Shkresa është protokolluar në Ministrinë e Mbrojtjes në muajin mars të vitit 2007.

Kraja shpjegoi se në korrespondencën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Drejtësisë, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se, lidhur me kërkimin e mendimit për projektvendimin për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi, parimisht shprehet dakord.

Prokurori Kraja deklaroi se nga këqyrja me sy të lirë e përmbajtjes së dokumentit faks të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes konstatohet se, në cepin e majtë të sipërm, është shënuar “për z. Shkëlzen Berisha”.

Sipas Krajës, ky shënim nuk është vendosur me bojë të njomë, por nga këqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar me faks nga Ministria e Drejtësisë. SPAK kërkon që të pyetet si dëshmitare edhe Anjola Agolli, sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Në vijim, Kraja renditi një sërë dokumentesh të tjerë, si kërkesa për ndihmë juridike, vendime gjyqësore, procesverbale të këqyrjeve të tabulateve telefonike, etj. Sipas prokurorit, referuar aktit të ekspertimit ushtarak, përmes një vendimi të nëntorit të vitit 2007 të Komisionit të Posaçëm për Kategorizimin e Pajisjeve, janë kategorizuar për shitje municione me kalibër të madh, në tejkalim të një vendimi të qeverisë të marsit 2007.

Kraja tha se rezulton se Mediu ka pasur dijeni për këtë vendim të Komisionit të Posaçëm, si dhe ka qenë i interesuar për ecurinë e procesit të vendimmarrjes.

Përfaqësuesit ligjorë të Mediut, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, kërkuan kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre ndaj provave të akuzës dhe gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, e shtyu seancën për më datë 14 janar të vitit të ardhshëm, në orën 09:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh, me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit të marsit 2008 në ambientet e ish-“Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të viteve 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Çështja ndaj Mediut kaloi për gjykim më 6 prill të vitit 2023 dhe ndodhet aktualisht në fazën e paraqitjes së provave nga ana e SPAK.

Reporter.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result