ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 27 minutes ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 33 minutes ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 36 minutes ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 37 minutes ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 43 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

albnews by albnews
26 December, 2025
in Bota
0
Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Krishtlindjeve kryen një sulm në Nigeri duke vrarë  shumë terroristë të Shtetit Islamik.

Ky sulm ka ardhur me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili më herët kishte dënuar vazhdimisht sulmet ndaj të krishterëve në vendin afrikan.

RelatedPosts

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

“Sonte, nën urdhrat e mia si Komandant i Përgjithshëm, Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër terroristëve të ISIS në Nigerinë veriperëndimore, të cilët po synojnë dhe vrasin brutalisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm, në nivele të papara në shumë vite, madje edhe shekuj” shkroi presidenti amerikan në Truth Social , me Departamentin e Luftës të SHBA-së që publikoi videon e lëshimit të Tomahaëk nga një aeroplanmbajtëse amerikane.

“I kisha paralajmëruar më parë këta terroristë se nëse nuk do ta ndalonin masakrën e të krishterëve , do ta paguanin shtrenjtë, dhe sonte, kjo është ajo që ndodhi. Departamenti i Luftës ka kryer sulme të shumta perfekte, siç janë të afta vetëm Shtetet e Bashkuara”, shtoi Trump, i cili paralajmëroi se do të kishte më shumë “terroristë të vdekur” nëse “masakra e të krishterëve vazhdon”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë “mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë nigeriane” në kuadër të operacioneve të përbashkëta të sigurisë. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme e Nigerisë konfirmoi se sulmet ajrore u realizuan si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-në, i cili përfshin shkëmbimin e inteligjencës dhe koordinimin strategjik për luftimin e grupeve militante.

“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi u realizuan sulme ajrore precize kundër objektivave terroriste në pjesën veriperëndimore të Nigerisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme nigeriane, të publikuar në platformën X.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar më herët se SHBA-ja do të ndërmarrë një ndërhyrje ushtarake “të fortë” në Nigeri, duke akuzuar qeverinë e këtij vendi se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar sulmet ndaj komuniteteve të krishtera nga grupe islamike.

Siç thekson gazeta The Guardian, Nigeria është zyrtarisht një shtet laik, ndërsa popullsia e saj është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë mes myslimanëve (rreth 53%) dhe të krishterëve (rreth 45%). Dhuna ndaj të krishterëve ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, veçanërisht nga qarqe të krahut të djathtë në SHBA, ku shpesh përshkruhet si përndjekje fetare.

Megjithatë, qeveria nigeriane e kundërshton këtë interpretim, duke theksuar se grupet e armatosura sulmojnë si myslimanë ashtu edhe të krishterë. Sipas autoriteteve, pretendimet se dhuna është ekskluzivisht fetare nuk pasqyrojnë realitetin kompleks të situatës së sigurisë dhe shpërfillin përpjekjet e vazhdueshme për mbrojtjen e lirisë fetare. Pavarësisht këtyre dallimeve në qëndrime, Nigeria ka rënë dakord të thellojë bashkëpunimin me SHBA-në për forcimin e kapaciteteve të saj kundër grupeve militante.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result