Imuniteti i Ballukut, PD: Peleshi mbyll dyert e Kuvendit në Këshillin e Mandateve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë thirrur mbledhjen e Këshillit sot në orën 11:00, mirëpo i kanë gjetur dyert e mbyllura në godinën e Kuvendit. Sipas PD, kryetari Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit.  Sipas PD, deputetët janë paraqitur në ambientet e sallës, por e kanë gjetur derën e mbyllur.

“Kolegët kanë bërë kërkesë për të thërritur mbledhjen me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres dhe deputetes Belinda Balluku në kuadër të hetimeve që ata po bëjnë.

Me praninë e pesë anëtarëve mbledhja është e vlefshme, por kryetari i Kuvendit sërish refuzon që ta thërrasë, të thërras pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishëm kushtetues të Parlamentit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandaloze korruptive”, tha deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

“Ne presim këtu, jemi ende në pritje që Kuvendi i Shqipërisë të vërë në dispozicion kushtet që kjo mbledhje, që është thirrur rregullisht, të jetë funksionale, por ja ku jemi. Kryetari i Kuvendit e ka bllokuar”. 

Share This Article