ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2 minutes ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 5 minutes ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 7 minutes ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 12 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 19 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Trump skeptik ndaj planit të Zelenskyt: Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë 

albnews by albnews
27 December, 2025
in Bota
0
Trump skeptik ndaj planit të Zelenskyt: Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Donald Trump është shfaqur si faktori vendimtar për çdo marrëveshje të mundshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, në një intervistë për Politico. Ai theksoi se asnjë iniciativë nuk mund të ecë përpara pa miratimin e tij personal.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, pritet të takohet me Trump në Florida të dielën, ku do të paraqesë një plan të ri paqeje me 20 pika. Sipas burimeve, propozimi përfshin krijimin e një zone të çmilitarizuar, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jenë edhe garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

RelatedPosts

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

‘Do të votojmë, por jo me zemrat tona’: Brenda zgjedhjeve të organizuara nga sundimtarët ushtarakë të Myanmarit

Megjithatë, Trump u shpreh skeptik ndaj nismës së re të Zelenskyt dhe pa gatishmëri për ta pranuar menjëherë atë.

“Ai nuk ka asgjë derisa ta miratoj unë”, deklaroi Trump. “Do të shohim çfarë sjell.”

Pavarësisht rezervave, Trump la të hapur mundësinë për zhvillime pozitive, duke u shprehur optimist për takimet e fundjavës.

“Besoj se do të shkojë mirë me të. Besoj se do të shkojë mirë edhe me Vladimir Putinin”, tha ai, duke shtuar se planifikon të flasë me presidentin rus “së shpejti”.

Deklaratat e Trump vijnë një ditë pas takimeve të Zelenskyt me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndrin e Trump. Presidenti ukrainas i cilësoi këto bisedime si “të mira”.

Ndërkohë, Trump komentoi edhe sulmet ajrore amerikane kundër ISIS në Nigeri, të cilat i lidhi me hakmarrje për vrasjen e të krishterëve, duke e cilësuar situatën si një nga më të rëndat e dekadave të fundit. Ai zbuloi se operacioni ishte planifikuar fillimisht për të mërkurën, por u shty me urdhër të tij për arsye simbolike.

“Thashë jo, le t’u bëjmë një dhuratë për Krishtlindje”, u shpreh Trump, duke shtuar se “goditja ishte e fortë dhe çdo kamp u shkatërrua”.

Trump konfirmoi gjithashtu se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do ta vizitojë atë gjatë fundjavës.

“Kam Zelenskyn dhe kam Bibin që po vijnë. Të gjithë po vijnë”, deklaroi ai.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result