Pjesëmarrësit e një konference në Britani u paralajmëruan për koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët shëndetësorë kanë kontaktuar qindra pjesëmarrës të një konference në Londër, pasi njëri nga ta ishte diagnostikuar me koronavirus.

Personi, i cili nuk është identifikuar, ishte në Samitin e Autobusëve që u mbajt javën e kaluar në Qendrën e Konferencave në Mbretërinë e Bashkuar, raporton BBC.

Dy deputetë Laburist, të cilët ishin gjithashtu në konferencë, thanë se janë mirë, por anuluan angazhimet publike deri më 20 shkurt, si një masë paraprake.

Deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar nëntë persona janë diagnostikuar me virus, transmeton Albuk Tv.

Share This Article