ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 3 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 7 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 10 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 11 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 14 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet

albnews by albnews
28 December, 2025
in Albania
0
Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Nga ideja e Ambasadës së SHBA-së e zbuluar për Top Channel, që do të ofrohej ekspertizë amerikane, qeveria shqiptare po e konkretizon mekanizmin e shqyrtimit të investimeve.

RelatedPosts

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Investitorët e huaj në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të fortë shqyrtimi, mbi të gjitha në sektorë të ndjeshëm. Këshilli i Ministrave propozon një rregullore për vlerësimin e investimeve të huaja që ndikojnë në infrastrukturën publike kritike, deri te liria e medias.

Në lupë planifikohet të jenë investimet nga vendet e treta që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit ose infrastrukturës dixhitale.

“Aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e të dhënave personale, të cilat shihen si mjete për cënimin e sigurisë kombëtare apo rendit publik të një vendi. Përballë investimeve të huaja, sektorët kritikë të medias dhe informacionit sensitiv duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke siguruar kontroll kombëtar dhe monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që investimet të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë apo shtetin dhe duhet të garantohet që investimet të mos cënojnë sovranitetin informativ apo të krijojnë monopole. Përpunimi i të dhënave sensitive dhe media krijojnë rreziqe për ndikim politik, propagandë apo rrjedhje informacioni”, thuhet në relacionin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Investimet do të hetohen përmes “Komitetit Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte”, që kryesohet nga ministri përgjegjës për ekonominë, por në përbërje ka edhe gjashtë ministri të tjera, si dhe agjenci të inteligjencës apo AKSHI-n.

Brenda 30 ditësh ky departament merr vendim për anulimin e investimit ose pranimin e kërkesës për investim, duke nisur procedurën e hetimit dhe duke vendosur kushte për vijimësinë ose bllokimin e investimit.

Komiteti mund të kërkojë të dhëna shtesë nga investitori ose ta ftojë atë edhe në seancë dëgjimore. Por gjatë gjithë procesit është i detyruar të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian, duke informuar Komisionin Evropian dhe duke pritur vërejtje apo edhe komente nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat i merr në konsideratë.

Në projektvendimin që është në konsultim publik deri më 5 janar specifikohet se “informacioni i marrë si rezultat i procedurave të vlerësimit dhe shqyrtimit përbën informacion konfidencial”.

Kur investitori i huaj paraqet deklarata ose informacione të rreme tek autoritetet kompetente, do të vendoset një gjobë prej 50 000 eurosh. Ndërsa ndëshkimet rriten në rast se investimi i huaj zbatohet pavarësisht ndalimit me vendim të Komitetit, e cila mund të arrijë deri në dyfishin e vlerës së investimit.

Marrë nga Top Channel

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result