ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  11 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  11 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  11 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Universiteti që e ndau Kosovën në dy epoka

albnews by albnews
15 February, 2020
in Kosova
0
Universiteti që e ndau Kosovën në dy epoka
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Çdo shqiptar i shkolluar është një armik më shumë për Jugosllavinë!”. Kjo është një nga shprehjet për nivelin e shkollimit të shqiptarëve të Kosovës, të thëna dikur e të rikujtuara këto ditë, teksa po shënohet 50vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

I takon Millosh Cërrnjnskit, shkrimtarit impresionist dhe diplomatit serb, e thënë në kontekst të debatit për ndërtimin e një universiteti në Kosovë, këtu e gjysmëshekulli më parë. Themelimi i Universitetit të Prishtinës është një ngjarje liminale, prag që e ndan historinë e Kosovës në dy epoka: periudha e shoqërisë së saj pa universitet dhe me universitet.

Para universitetit, niveli i analfabetizmit në Kosovë mezi ishte zbritur në 40 për qind pas organizimit të kurseve kundër analfabetizmit në vitet 1950. Pas universitetit, përhapja e ndikimit të tij ishte bërë e pakontrollueshme, gjë kjo e paparashikueshme.

RelatedPosts

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Pilula dyshohet se i mori jetën Shemit, zbardhet versioni i dëshmitares

Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

“Parahistoria” e UP-së

Në historinë e gjatë të universiteteve nëpër Evropë ai duket një universitet krejt riosh, që ende nuk e ka mbushur moshën e një shekulli. Por në krahasim me shumë të tjerë, Universiteti i Prishtinës ka një histori të vëllimshme, që e parë bashkë duket e habitshme të ketë ngjarë në vetëm 50 vjet.

Madje jo vetëm histori, sepse Universiteti i Prishtinës ka edhe një “parahistori” – e kaluara që e solli atë. Paradoksalisht, disa nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës janë më të vjetra sesa vetë ai. Fakulteti Filozofik së pari, si më i vjetri, i themeluar që më 1960, apo Fakulteti Juridik-Ekonomik, që ishte hapur një vit më pas. Por të dy këto fakultete funksiononin si pjesë e Universitetit të Beogradit, atë kohë kryeqytet i Jugosllavisë.

Do të duhej të kalonte fiks një dekadë nga fakulteti i parë në Kosovë, për të ardhur tek universiteti i parë: 10 vjet nga Fakulteti Filozofik tek Universiteti i Prishtinës. Në vitin 1968, kur në rrugët e Parisit dhe Pragës ishin dyndur mijëra njerëz për të protestuar, në Prishtinë mijëra shqiptarë do të protestonin po ashtu kundër diskriminimit politik dhe social të tyre në Jugosllavi. Parullat përmbanin kërkesa: “Dum Flamur Kombëtar”, “Dum Kushtetutë”, “Dum Republikë” dhe “Dum Universitet”.

Dhe universitet do të kishte. Më 18 nëndor (siç është shkruar në tekstin e ligjit për universitetin, meqë atë kohë ende nuk ishte standardizuar shqipja) të vitit 1969, Kuvendi Krahinor i Kosovës nxori Ligjin për Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e botoi dy ditë më pas edhe në fletoren zyrtare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result