Thaçi: Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Thaçi është takuar me ushtruesin të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Twitter se i ka konfirmuar ushtruesit të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Reeker përkushtimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falenderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter./GazetaExpress/

Hashim Thaçi@HashimThaciRKS

Excellent discussion w/ Assistant Secretary, Phil Reeker, today in Munich. Thanked him for the US support to #Kosovo, & confirmed our commitment to reaching a final agreement for recognition w/ Serbia. Dialogue is the only way to ensure lasting peace and stability in the region.

Share This Article