Liverpooli ka shënuar fitoren e radhës, pasi sonte e ka mposhtur Norwich Cityn.
Ndesha e zhvilluar në xhiron e 26-të të Premierligës, lojtarët e
Jurgen Kloppit, arritën fitore me rezultat 0-1.
Goli i fitores u realizua në minutën e 78-të nga Sadio Mane , i cili mjaftoi për t’ia siguruar fitoren e radhës klubit të tij.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 76 pikëve, 25 më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.