Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se SHBA-të kanë kryer “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe “kanë kapur rob udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro” dhe gruan e tij.
Ja deklarata e plotë nga Truth Social:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi.
“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më pas. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP.”
SHBA-të e kanë akuzuar prej kohësh Nicolás Maduron se drejton një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, diçka që Maduro e mohon.
Trump nuk dha më shumë detaje rreth asaj se si u kap Maduro ose ku është çuar ai.
Qeveria e Venezuelës ende nuk e ka konfirmuar këtë.
SHBA-të kishin ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që çonte në arrestimin e Maduros.
Kjo, së bashku me grumbullimin e madh ushtarak në rajon gjatë muajve të fundit, u interpretua në rajon si inkurajim për dikë brenda vendit që të kthehet kundër tij.
Donald Trump shton në Truth Social se do të ketë një konferencë për shtyp në orën 11:00 EST (16:00 BST), në rezidencën e presidentit në Florida, Mar-a-Lago.

