Mot i keq, vonohen tragetet Durrës-Bari dhe mbërritjet në port

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kushtet e pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar kanë sjellë vonesa në lëvizjen e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas. Autoriteti Portual Durrës bën me dije se një nga dy tragetet e planifikuara për nisje mbrëmjen e kaluar nuk arriti të largohej nga porti.

Udhëtarët e prekur janë asistuar nga kompanitë lundruese, të cilat kanë marrë masa për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.

Sa i përket situatës aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme, bëhet me dije se tragetet do të mbërrijnë me disa orë vonesë në Durrës, pasi janë nisur po ashtu vonë nga brigjet italiane. 
• Trageti “Rigel VII” do të niset drejt Barit në orën 13:00.
• Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe parashikohet të niset në orën 23:00.
• “Rigel III” do të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.
• Ndërsa trageti “GNV Cristal” është planifikuar të niset në orën 23:00.

Autoriteti Portual Durrës thekson se po monitoron me vëmendje kushtet e motit dhe lëvizjet detare, në bashkëpunim me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe mbarëvajtjen e operacioneve portuale. 

Share This Article