Makina bie në përrua në Klos, pasagjerin 30-vjeçar e merr rrjedha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person rezulton i zhdukur në Klos, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ra në përrua. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, rreth orës 01:00.

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, pasagjerin e mjetit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit është Jurgen Karaj.

Rrethanat e aksidentit mbeten për tu zbardhur plotësisht, ndërsa nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në mjet në momentin e aksidentit. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, mendohet se në automjet kanë qenë 2 deri në 3 persona, teksa dyshohet se ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në operacionin e kërkimit dhe në nxjerrjen e automjetit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article