“Nëse nuk e marrim ne, e merr Kina!”/ Pekini i përgjigjet Trumpit: Mos i përdorni vendet e tjera si justifikim për interesat tuaja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina i kërkoi të martën Shteteve të Bashkuara të mos përdorin vendet e tjera si justifikim për të ndjekur interesat e veta, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se SHBA-të duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për të parandaluar Rusinë ose Kinën ta pushtojnë atë në të ardhmen.

“Arktiku ka të bëjë me interesat e përgjithshme të bashkësisë ndërkombëtare”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning në një konferencë për shtyp.

Mediat e huaja shkruajnë se, sipas saj, veprimet e Kinës në Arktik synojnë të promovojnë paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon. Mao bëri thirrje gjithashtu për respektimin e të drejtave dhe lirive të të gjitha kombeve për të kryer veprime të ligjshme në Arktik.

Share This Article