Në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, është hapur ekspozita, “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”.
Ekspozita, që hapet me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë, e dokumenton një shekull histori.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes kanë qenë përfaqësues nga Shqipëria, kryeshefi i arkivave të Kosovës dhe drejtori i muzeut, të cilët kanë folur për rëndësinë e saj.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 21 shkurt.