Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, me ftesë të Ministres së Jashtme, Arança Gonzalez Laja.
Siç kumtoi MPJ-ja, në agjendën e bisedimeve të të dy ministrave do të përfshihen çështjet e përmbylljes së procesit të ratifikimit të Protokollit të pranimit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, nga ana e Parlamentit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe situata aktuale dhe perspektivat për promovimin e marrëdhënieve të gjithanshme bilaterale.
Në kuadër të vizitës në Madrid, Ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Dhomës së Poshtme të Parlamentit spanjoll, Meriçel Batet.
Kuvendi i RMV-së, për shkak të shpërndarjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare javën e kaluar, e miratoi para kohe protokollin e vendit për anëtarësim në NATO, ndërsa ratifikimi do të hyjë në fuqi pasi të publikohet në “Gazetën Zyrtare” pasi parlamenti spanjoll ta votojë atë si anëtare e 29-të e NATO-s. Me këtë do të përfundojë procedura dhe shteti do të bëhet anëtari i 30-të i plotë i aleancës.