Këshilltari i kryeministrit britanik, Boris Johnson dha dorëheqje për shkak të komenteve të tij në internet disa kohë më parë në të cilat ai e lidhi inteligjencën e personalitetit me racën.
Në mesazhin e tij në internet, Andrew Sabisky thekson se afro-amerikanët kanë një shkallë më të ulët të inteligjencës në krahasim me amerikanët e bardhë.
Krahas kësaj, në një publikim nga viti 2014, Sabisky shkroi se mënyra për t’i përfunduar shtatzënitë e padëshiruara “që çojnë në krijimin e një klase të ulët të përhershme” është të vendoset përdorimi kontracepsionit.
Në publikimin në Twitter, këshilltari ka shkruar se por tërhiqet pasi që nuk dëshiron të bëhet dikush që krijon probleme.