Fotot/ Rihanna tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në New York

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të njohur të modës të dielën mbrëma, teksa doli në qytetin e New York-ut.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila e mbështeti të dashurin e saj, A$AP Rocky, në SNL të shtunën mbrëma, kishte veshur një xhaketë dhe xhinse të zbehura blu që ishin paksa të gjera.

Miliarderja mbante një çantë të vogël Louis Vuitton që kishte një dizajn interesant pellushi.

Veshja e saj u plotësua nga taka me majë të mprehtë dhe me model zebre, ndërsa mbi krahë mbante një shall të gjatë prej pelushi.

Rihanna dukej si gjithmonë mahnitëse, me një make-up të plotë të markës së saj Fenty Beauty, dhe shtoi edhe syze dielli të mëdha ngjyrë kafe.

Share This Article