“Do fshiheni nga harta nëse më vrisni mua”, Trump i përgjigjet kërcënimit nga Irani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të “fshihen nga harta”, nëse Teherani ashtu siç kanë pretenduar së fundmi, do të orkestronin vrasjen e tij në Uashington.

“Kam dhënë urdhra shumë të qarta. Nëse ndodh diçka, ata do ta fshihen nga faqja e dheut”, tha Trump gjatë një interviste me rrjetin televiziv News Nation.

Presidenti amerikan ju përgjigj kërcënimeve të lëshuara ditën e djeshme nga gjenerali iranian Abolfazl Shekarchi, i cili tha se Trump do të vritej nëse Uashingtoni sulmonte udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Trump e di që nëse ngrihet një dorë kundër udhëheqësit tonë, ne do ta presim atë dorë, dhe këto nuk janë fjalë boshe”, theksoi oficeri për mediat shtetërore në Teheran.

Ndërkohë, Presidenti amerikan ka kërcënuar vazhdimisht se do të urdhërojë ndërhyrje ushtarake për t’i dhënë fund shtypjes së demonstratave masive që filluan më 28 dhjetor.

Menjëherë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë një vit më parë,  Trump kishte kërcënuar po ashtu se do ta shkatërronte Iranin në rast të një sulmi të tyre ndaj tij drejtpërdrejtë.

Share This Article