Konjufca: Pas taksës shkëmbimet tregtare nga Shqipëria në Kosovë janë rritur 300 %, s’ka ndodhur edhe anasjelltas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim homologun e tij nga shteti i Shqipërisë, Gent Cakaj.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media, Konjufca tha se raportet ekonomike tregtare duhet të përmirësohen.

“Prej vendosjes së taksës, shkëmbimet tregtare nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, janë rritur 300 %, e kjo nuk ka ndodhur në anën tjetër. Kjo duhet të përmirësohet”, tha Konjufca, raporton KTV.

Konjufca tha se do të koordinohen dy Ministritë para mbledhjes së dy qeverive, për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe arritjen e të rejave.

Cakaj në anën tjetër, ka falënderuar popullin e Kosovës dhe institucionet për ndihmën me rastin e tërmetit të 26 tetorit. Ai ka përmendur se ka propozuar dy marrëveshje fillestare;

1. për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave në një fushatë të përbashkët për lobimin për njohje.

2. transmetimin e përvojave nga procesi i screening, pasi kemi një përvojë më të madhe.

Share This Article