Tronditet Italia, 19-vjeçarit i grabisin portofolin ndërsa po jepte shpirt në rrugë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, në orët e para të mëngjesit mes së premtes 23 dhe së shtunës 24 janar. Davide Borgione humbi jetën ndërsa po kthehej në shtëpi me një biçikletë elektrike të marrë me qira, pas një mbrëmje të kaluar me miqtë në diskotekë. Ai ishte vetëm 19 vjeç.

Pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga policia e Torinos tregonin një skenë dramatike: rreth orës 06:00 të mëngjesit, i riu shfaqej i shtrirë në asfalt, nën shi, pranë biçikletës. Për një kohë të gjatë askush nuk ndaloi që ta ndihmonte. Pak më vonë, në atë zonë kaloi një automjet që dyshohet se mund ta ketë prekur lehtë trupin e të rritur, por vazhdoi rrugën pa u ndalur.

Shoferi deklaroi para autoriteteve se nuk e ka vënë re praninë e djalit në tokë. Por momenti më tronditës do të vinte më vonë: teksa Davide ndodhej ende i shtrirë në asfalt dhe po lëngonte prej gjendjes së rëndë shëndetësore, një person iu afrua dhe i vodhi portofolin. Edhe ai u largua nga vendngjarja pa i ofruar ndihmë.

Vetëm pas largimit të grabitësit, disa kalimtarë kanë njoftuar shërbimet e urgjencës. I riu, i cili nuk mbante helmetë në momentin e aksidentit, u reanimua për një kohë të gjatë nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur për shkak të traumës në kokë.

Miqtë e viktimës sqaruan për policinë se Davide nuk ishte i dehur. Në pritje të autopsisë, hetuesit po shqyrtojnë hipotezat e përplasjes nga një automjet, probleme shëndetësore teksa po ngiste biçikletën ose rrëzim për shkak të shiut që shkaktoi edhe goditjen fatale në kokë.

Babai i 20-vjeçarit, Fabrizio Borgione ishte dukshëm i tronditur nga humbja e të birit, por mbi të gjitha nga mënyra si rrodhën ngjarjet. “Është diçka çnjerëzore. Shpresoj që autori të identifikohet dhe të ndëshkohet. Fatmirësisht ka ende njerëz të mirë, si ai djali që kaloi më vonë dhe thirri ndihmën”, tha ai.

Share This Article