Punëtorët me kualifikim të ulët nuk do të marrin viza sipas planeve të emigracionit pas Brexit-it, njoftoi qeveria.
Siç shkruan BBC, po u kërkohet punëdhënësve të “largohen” nga mbështetja në “punëtorë të lirë” nga Evropa dhe të investojnë në mbajtjen e stafit dhe zhvillimin e teknologjisë së automatizmit.
Zyra e Brendshme tha që qytetarët e BE-së dhe jo-BE që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar, do të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi të përfundon lëvizja e lirë në Mbretërinë e Bashkuar, më 31 dhjetor.
Por, Labor tha se një “mjedis armiqësor” do ta vështirësonte tërheqjen e punëtorëve.
Kurse Sekretari i Brendshëm, Priti Patel i tha BBC se qeveria dëshiron të “inkurajojë njerëzit me talent të duhur” dhe “të zvogëlojë nivelet e njerëzve që vijnë në MB me me kualifikim të ulët “.