Zyrtare: Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht huazimin e sulmuesi të Brighton, Brajan Gruda.

Talenti me prejardhje shqiptare rikthehet në Bundesliga, ku shkëlqeu më herët me Mainzin, dhe do të mbajë fanellën me numrin 10.

Ish-lojtari 21-vjeçar i Mainz ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit sakson, siç konfirmoi drejtori menaxhues Marcel Schafer.

“Kur u shfaq mundësia për ta huazuar Brajan tani, ne ishim menjëherë entuziastë. E kemi pasur në radarin tonë për disa vite dhe do të kishim dashur ta sillnim te Leipzig në vitin 2024. Edhe pas kësaj, kontakti nuk u ndërpre kurrë. Jemi edhe më të lumtur tani, edhe nëse fillimisht është një huazim. E shohim Brajan duke luajtur në pozicionet e numrit tetë dhe dhjetë, ku ai do të na japë më shumë mundësi”, deklaroi drejtori menaxhues i Leipzig.

Gruda u transferua te Brighton në vitin 2024, duke thyer rekord transferimi për Mainz me një tarifë mbi 31 milionë euro. Megjithatë, ai nuk arriti të gjejë vend në formacionin titullar nën drejtimin e trajnerit Fabian Hürzeler në Sussex.

Vetë lojtari shprehu entuziazmin e tij për kalimin te Leipzig.

“Isha i vendosur të bashkohesha me RB Leipzig sapo u bë e qartë se një transferim dimëror ishte i mundur për mua. RB Leipzig nuk është vetëm një klub absolutisht i shkëlqyer në Gjermani, por stili i tyre i lojës më përshtatet gjithashtu në mënyrë të përkryer”.

“Ka pasur kontakte të rregullta midis meje dhe RB Leipzig në të kaluarën. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti janë të bindur për aftësitë e mia dhe më duan vërtet në ekip. Prandaj jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani”.

“Ndihem në formë të shkëlqyer, tashmë njoh shumë nga shokët e mi të rinj të ekipit nga kombëtarja dhe Bundesliga, dhe dua të ndihmoj që RB Leipzig të kthehet në Evropë. Mezi pres të dal në fushë me djemtë dhe të filloj. Sigurisht, i uroj Albion gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit”, tha Gruda.

Në 20 ndeshje këtë edicion me Brightonin në të gjitha garat, Gruda ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime. 

Share This Article