Plani për armëpushim, Ukraina dakordësohet me Europën dhe SHBA-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ukraina ka arritur një marrëveshje me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara që çdo shkelje e vazhdueshme nga Rusia e një armëpushimi të ardhshëm të pasohet nga një përgjigje e koordinuar ushtarake.

Plani parashikon një mekanizëm reagimi me disa nivele, që do të aktivizohej brenda 24 orëve nga shkelja fillestare, duke nisur me paralajmërime diplomatike dhe, nëse është e nevojshme, me veprime të ushtrisë ukrainase për të ndalur shkeljen në terren.

Nëse përplasjet do të vazhdonin, propozimi do të kalonte në një fazë të dytë ndërhyrjeje, ku do të përfshiheshin forcat e të ashtuquajturit “koalicioni i të gatshmëve”, i cili përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë, Islandën dhe Turqinë.

Sipas raportit, në rast të një sulmi të zgjeruar nga Rusia, një përgjigje më e gjerë e forcave të mbështetura nga Perëndimi, përfshirë edhe ushtrinë amerikane, do të aktivizohej 72 orë pas shkeljes fillestare të armëpushimit.

Ky plan është diskutuar në disa takime gjatë muajve dhjetor dhe janar mes zyrtarëve ukrainas, evropianë dhe amerikanë, ndërsa agjencia Reuters thekson se raporti nuk ka mundur të verifikohet menjëherë.

Marrë nga Financial Times

Share This Article