Raporti i Brukselit: Administrata shqiptare e terrorizuar nga ministrat

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dokument i Komisionit Europian përshkruan ministritë si struktura autoritare, pa debat, pa meritokraci dhe me rrezik serioz për shëndetin mendor të nëpunësve…

Një raport i miratuar në Bruksel, i hartuar nga ekspertë të Komisionit Europian pas intervistimeve direkte me nëpunës shqiptarë, përshkruan një situatë alarmante në administratën shtetërore. Punonjës të ministrive dhe institucioneve qendrore rrëfejnë se jetojnë nën presion të vazhdueshëm, frikë dhe sjellje autoritare nga eprorët politikë, të cilët funksionojnë me urdhra force dhe jo me diskutim profesional.

Raporti flet për depresion të rëndë, rrezik vetëvrasjeje dhe mungesë totale të meritokracisë, duke e krahasuar administratën me një strukturë ushtarake. Gjetjet rrezikojnë seriozisht ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe shtyjnë BE-në të kërkojë inspektim të nivelit të lartë mbi mënyrën se si qeveria shqiptare harton dhe zbaton politikat publike.

Një raport fshikullues është miratuar në Bruksel për Shqipërinë, i cili rrezikon të bllokojë ose pezullojë ecurinë e mëtejshme të vendit drejt Bashkimit Europian.

I hartuar nga një grup ekspertësh të Komisionit Europian, inspektimi ka marrë shkas nga intervistimi i një pjese të administratës shqiptare. Ky lloj intervistimi është standard për aspekte studimi dhe kuptimi të gjendjes në marrëdhëniet e punës dhe nuk aplikohet gjithmonë, por vetëm në raste specifike për vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE.

Raporti, i cili mësohet se është më tepër një dokument informal sesa pjesë e acquis communautaire, ka nxjerrë në dritë të dhëna tronditëse.

Punonjës të ministrive dhe institucioneve qendrore kanë rrëfyer para intervistuesve se ndihen të terrorizuar nga shefat e tyre.

Pothuajse të gjithë ministrat sillen sipas një protokolli uniform. Ka dëshmi të nëpunësve që thonë se nuk duan të takojnë kurrë eprorët e tyre, përkatësisht ministrat apo drejtuesit e institucioneve, sepse i konsiderojnë këto takime si seanca dhune. Në të gjitha rastet, eprorët nuk diskutojnë objektivat në mënyrë argumentuese, por i diktojnë dhe kërkojnë që të zbatohen patjetër, edhe kur mungojnë kushtet.

Shembull i rëndë në këtë raport përmendet Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit, e cila sipas dëshmive ka terrorizuar administratën. Kur kërkon realizimin e një detyre, ajo thuhet se urdhëron “mos flisni, duhet të ishte bërë”, pa argumentim dhe pa proces trajtimi.

Nga Ministria e Arsimit kanë shkuar ankesa edhe te kryeministri Edi Rama nga nëpunës të terrorizuar, por sipas raportit, ai ia ka përcjellë ankesat ministres përkatëse, e cila më pas ka ushtruar presion edhe më të madh ndaj autorëve të tyre.

Raporti thekson se kjo situatë ka shkaktuar depresion të rëndë te punonjësit, madje edhe rrezik vetëvrasjeje, pasi ata nuk përballen me një logjikë profesionale dhe intelektuale, por me autoritarë që vendosin urdhra force, sikur të bëhej fjalë për një repart ushtarak.

Sipas dokumentit, institucionet qendrore në Shqipëri nuk zhvillojnë diskutime dhe procese të mirëfillta për hartimin e politikave, por funksionojnë përmes urdhrave të njëanshëm, shpesh me karakter ekzigjent dhe ushtarak.

Autorët e raportit i kërkojnë Bashkimit Europian të ndërmarrë një inspektim të nivelit të lartë mbi mënyrën se si hartohen politikat, si ato komunitare ashtu edhe sektoriale, nga ministritë në Shqipëri.

Sinjalet e ardhura nga intervistimet flasin për një frustracion të përditshëm në administratë, ku mungon meritokracia, mungon analiza dhe diskutimi, dhe mbizotëron vetëm detyrimi dhe urdhri.

Sipas raportit, ministritë në Shqipëri funksionojnë në një gjendje të përhershme “emergjence”, e cila ka terrorizuar administratën publike.

Share This Article