Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha: Si 29 vjet me parë, edhe sot kemi ende një qëllim madhor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka kujtuar datën 20 shkurt e cila ka hyrë në historinë shqiptare si dita kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, lideri i demokratëve thotë se sot kjo ditë kujtohet me krenari pasi shqiptarët mposhtën frikën.

Ndërsa duke e lidhur me aktualitetin politik, në mesazhin e tij Basha nënvizon: “çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”.

POSTIMI I PLOTE

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa.

foto e publikuar ne Facebook nga Basha bashkangjitur postimit
Share This Article