Dasmë mbretërore në vendin tonë. Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi janë duke mbyllur detajet e fundit të dasmës së tyre. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke bërë që edhe vetë Blerta të publikojë një foto me fustanin e bardhë.
Dasma, e cila ishte parashikuar të mbahej në verë, duket se është përshpejtuar dhe shkak është pikërisht shtatzënia e fotografes.
Në rrjet është shkruar se Blerta dhe Princ Leka janë në pritje të një djali. Për miqtë e afërt të çiftit, ky lajm nuk është më një sekret, pasi të shumtë janë ata që e dinë.
Në rrjetet sociale, as Blerta dhe as Princ Leka nuk kanë preferuar që ta shpërndajnë këtë lajm, duke pritur njëherë që të mbahet edhe dasma e tyre. Pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe shfaqjesh të përbashkëta publike, ata kanë treguar një marrëdhënie të konsoliduar.
Vitin e kaluar, dyshja festoi fejesën në një ceremoni private në jug të vendit, e cila mori vëmendje të gjerë mediatike. Detajet mbi martesën mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta për hapin e ri që pritet të ndërmarrin.
Vetë Blerta ka preferuar që të ndajë një foto, ku shfaqet me kurriz nga kamera me fustanin e nusërisë veshur. Një sinjal ky që tregon se në fakt, dasma është më pranë sesa mendohej.

Duke qenë se tashmë dyshja përgatitet për të qenë prindër të një djali, ceremonia është përshpejtuar, duke dashur që të realizohet përpara se shtatzënia të jetë e dukshme. Kujtojmë që për Princ Lekën ky është fëmija i dytë, pas vajzës që ka me Elia Zaharian. Nga ana tjetër, për fotografen, ky është fëmija i parë.

