Kongresmeni amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të stabilizojë Ballkanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një hap kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan.

Deklarata u bë gjatë një konference mbi sigurinë në Uashington, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës shqiptare.

Self nënvizoi se integrimi i Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike mund të sjellë ekuilibër dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve rajonale, pavarësisht kundërshtimeve të disa vendeve.

“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Një nga pjesët kyçe dhe e kam marrë si mision personal – është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e cila do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në rajon. Duhet të bëjmë përparim dhe t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Siguria në Ballkan sot, sipas mendimit tim, është një fuçi baruti, dhe ne duhet ta zgjidhim këtë për të sjellë stabilitet,” deklaroi Self.

Mesazhi i përcjellë nga kongresmeni amerikan për nisjen e procesit të anëtarësimit të Ksoovës në NATO u vlerësua në këtë panel si një faktor që do të ndikojë më shumë në stabilitetin e vendeve të rajonit.

Share This Article