Dhunimi i avokatit të Ilir Metës, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve që dhunoi avokatin e ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ditën e djeshme, 8 shkurt, në Vlorë.

Sipas policisë së Vlorës, mësohet se pas identifikimit është shpallur në kërkim 40-vjeçari, Skerdilajd Xhindi.

Xhindi u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën  penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit S. Xh. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Shtetasi K. C. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article