Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar të hënën pasdite menjëherë pasi Prokuroria Speciale në Hagë paraqiti në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkesën për dënimin e tyre me 45 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi i prokurorisë ka shkaktuar reagime të forta në rajon.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh me tone të ashpra në mbrojtje të ish-komandantëve të UÇK-së, përfshirë mikun e tij të gjatë Hashim Thaçin, duke e cilësuar kërkesën e Prokurorisë si një “padrejtësi” dhe duke theksuar tronditjen e tij ndaj mënyrës se si prokuroria ndërkombëtare ka ndjekur këtë çështje.
Reagimi i Kryeministrit Edi Rama:
Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

