Lufta kundër korrupsionit, Transparency International: Shqipëria shënoi hapa pas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 42 pikë që kishte në vitin 2024, Shqipëria e ka mbyllur me 39 pikë në raportin e vitit 2025 të Transparency International për luftën kundër korrupsionit, duke humbur 3 pikë dhe rënë me 11 vende në renditjen globale.

Vjet, vendi ynë renditej i tetëdhjeti mes 180 vendeve, ndërsa sot renditet në pozicionin e 91, shkruan A2.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, mungesa e transparencës në vendimmarrje për projekte të mëdha investuese është një dobësi e zakonshme”, lexohet në raport.

“Pezullimi i rregullave për transparencë dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnë fondet publike ndaj rrezikut të korrupsionit dhe në të njëjtën kohë po e dëmtojnë besimin e publikut”, shton pjesa për Ballkanin Perëndimor.

Raporti përmend Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore. Transparency International tha se mungesa e procedurave konkurruese ka çuar në “rrezik për degradim mjedisor në rastin e ishullit të Sazanit në Shqipëri”.

Share This Article