Sulmi, dalin pamjet kur policia dhunon deputetin demokrat Bledion Nallbati

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti demokrat Bledion Nallbati u dërgua në spital pasi ka marrë një goditje në kokë gjatë protestës para Parlamentit.

Në pamje shfaqet një moment kur policia përplaset fizikisht me Nallbatin dhe i hedh këtij të fundit spraj në fytyrë.

Tensioni në protestë u përshkallëzua pasi protestuesit nisën të hedhin molotov në drejtim të kordonit policor, të vendosur para godinës së Kuvendit.

Uniformat blu u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë duke shpërndarë turmën, që tentonte herë pas here çarjen e kordonit policor.

Share This Article