OESH shpreh shqetësim për kërkesën e Prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria në Gjykatën Speciale në Hagë ka kërkuar që katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të dënohen me nga 45 vjet burgim secili.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Oda Ekonomike Shqiptare, duke shprehur shqetësim ndaj kërkesës për dënim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Sipas OESH-it  kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënimin e krerëve të UÇK-së me nga 45 vjet burg secili, në total 180 vjet burgim, është joproporcionale dhe, sipas tyre, bie ndesh me parimet e drejtësisë ndërkombëtare.

Në reagim thuhet se një vendim i tillë rrezikon të barazojë një luftë çlirimtare me agresionin shtetëror të Serbisë, duke theksuar se UÇK-ja ishte përgjigje ndaj shtypjes dhe krimeve sistematike ndaj popullit shqiptar dhe përbën, sipas tyre, themelin e lirisë së Kosovës.

Oda gjithashtu vlerëson se goditja e figurave kryesore të luftës çlirimtare mund të dëmtojë besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe të cenojë stabilitetin politik e institucional të vendit.

Në fund, Oda Ekonomike Shqiptare bën thirrje për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar në fakte, në respekt të së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare.

Share This Article