“Rama autokrat, mbron Ballukun me çdo kusht”, gazeta gjermane jehonë protestës së opozitës kundër qeverisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta gjermane TAGESZEITUNG i ka kushtuar një artikull protestës kombëtare të mbajtur nga opozita një ditë më parë para Kryeministrisë, kundër qeverisë Rama.

Artikulli i referohet përplasjeve mes policisë dhe qytetarëve, dhunës së përdorur ndaj qytetarëve, molotovëve të hedhur në drejtim të Kryeministrisë, si edhe gazit lotsjellës të përdorur nga policia.

“Arsyeja e trazirave: një rast korrupsioni në qarqet e brendshme të qeverisë Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministre, e cila akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë, duke u dhënë kështu trajtim preferencial kompanive të caktuara në kontrata të mëdha”, shkruan gazeta gjermane.

Artikulli vijon më tej duke nxjerrë në pah mburojën politike që Rama po përdor ndaj Ballukut, me insistim për të mos shqyrtuar në Kuvend kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, duke e konsideruar Ramën si autokrat.

“Rama duket i vendosur ta mbrojë me çdo kusht Ballukun, një nga njerëzit e tij më të ngushtë të besuar, duke e quajtur këtë veprim një “shkelje brutale të pavarësisë së degës ekzekutive”. Për të parandaluar këtë “shkelje”, ai njoftoi të hënën se do të propozonte një ligj përkatës. Rama ka qeverisur vendin që nga viti 2013 – me autoritarizëm në rritje”, shkruan gazeta gjermane.

Skandali i Ballukut nuk është i vetmi rast korrupsioni që përfshin Ramën, vijon media gjermane. “Erion Veliaj, kryetar bashkie i Tiranës dhe një bashkëpartiak i Ramës, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar me dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash. Dy nga ish-ministrat e Ramës akuzohen për përvetësim dhe abuzim me pushtetin”, shkruan artikulli.

Gazeta gjerman citon kreun e PD Sali Berisha i cili akuzoi Ramën se “i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë”. Në protestën e së martës në mbrëmje, ai e quajti Ramën “kërcënimin më të rrezikshëm” për vendin.

Share This Article