Liderët e Bashkimit Europian pritet të kenë diskutime të sinqerta në një kështjellë belge të enjten (12.02.2026) që të sigurohen sesi blloku të mos ngelë prapa Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ekonomikisht ose sherri i tarifave e pengesave tarifore të vendosura prej rivalëve globalë, ka raportuar Reuters.
Blloku po mundohet t’i gjejë çare luftës tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kufizimeve kineze ndaj eksporteve për mineralet kritike në kohën kur BE-së i duhet më shumë pasuri për dekarbonizim dhe digjitalizim të ekonomisë dhe që të fuqizojë mbrojtjen e saj kundrejt Rusisë.
Rritja e Bashkimit Europian ka ngecur vazhdimisht krahasuar me të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe BE-ja ka shënuar rënie në produktivitet dhe inovacion në fusha, si inteligjenca artificiale.
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Antonio Costa, do të jetë nikoqir i liderëve që do të diskutojnë në “tërheqjen” e tyre në kështjellën e shekullit të gjashtëmbëdhjetë Alden Biesen në lindje të Belgjikë, që të diskutojnë për veprimet që do të ndërmerren.
Ish-kryeministri italian, Mario Draghi, dhe Enrico Letta, autorë të raporteve me ndikim të vitit 2024 për sfidat e konkurrueshmërisë së BE-së dhe tregut të saj të përbashkët, janë ftuar gjithashtu. Raportet e tyre do të diskutohen hollësisht për shtegun që duhet të rrahë BE-ja.

