Pas formimit të Qeverisë së Kosovës, KQZ rekomandon 18 deputetët e rinj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rekomanduar 18 kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjeve të deputetëve aktualë që janë emëruar në Qeverinë e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, në vend të Albin Kurtit hyn Egzon Azemi. Glaauk Konjufca zëvendësohet nga Fahrush Rexhepi, ndërsa Hekuran Murati nga Bajram Mavriqi. Në vend të Donika Gërvallës hyn Luan Aliu, ndërsa Xhelal Sveçla zëvendësohet nga Driton Hyseni.

Hajrulla Çeku i lë vendin Enver Dugollit, Mimoza Kusari Lila zëvendësohet nga Arijeta Rexhepi, ndërsa në vend të Ejup Maqedoncit hyn Shqipe Isufi. Andin Hoti zëvendësohet nga Afërdita Hajrizi, kurse Arben Vitia nga Ejup Ahmeti.

Saranda Bogujevci i lë vendin Avdullah Klinakut, Armend Muja zëvendësohet nga Mytaher Haskuka, ndërsa Fitore Pacolli nga Bylbyl Sokoli. Në vend të Artane Rizvanollit hyn Ilir Qeriqi, ndërsa Dimal Basha zëvendësohet nga Mimoza Shala.

Nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, në vend të Elbert Krasniqit hyn Fridon Lala.

Nga subjekti “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”, Nenad Rashiç zëvendësohet nga Lazar Raduloviç.

Ndërsa nga Koalicija Vakat, në vend të Rasim Demirit hyn Bahrim Shabani.

Rekomandimi i KQZ-së i është përcjellë institucioneve përkatëse për procedurat e mëtejme të konfirmimit të mandateve. 

Share This Article