Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti është dita juaj, ky parlament është armik i egër i shqiptarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar jashtë Kuvendit pas pezullimit nga seanca plenare, duke lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës dhe duke u bërë thirrje qytetarëve që të mobilizohen më 20 shkurt.

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha tha se mazhoranca është e “tmerruar” dhe se, sipas tij, zhvillimet e fundit politike “ua kanë luajtur fiqirin”.

Berisha e cilësoi Kuvendin si një institucion në “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, duke pretenduar se ai buron nga “vota e vjedhur” dhe se është kthyer në “mburojë të vjedhjes së qytetarëve”.

Ai shtoi se, sipas tij, qytetarët janë ata që duhet të reagojnë për çështjen e imuniteteve dhe për atë që e quajti “borxh miliarda euro të vjedhura ndaj qytetarëve”.

“Ata janë të tmerruar, ju e shihni që 10 shkurti ua ka luajtur fiqirin këtyre dhe këta nuk dinë se ku janë dhe ccfarë flasin.
E vërteta është që ky parlament është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, jo vetëm se vjen nga vota e vjedhur, por edhe sepse është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve.

Është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore.
Dhe faktikisht po bëhet mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjera.
I mbetet sovranit, u mbetet qytetarëve të thonë fjalën e tyre për imunitetet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe hajdutëve të tjerë, të cilët kanë borxhe miliarda euro të vjedhura ndaj qytetarëve.

Unë sot shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’u bëj thirrje qytetarëve, 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.
Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.

Ky përdoret tani, pas dështimit në Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara.
Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend.”

Share This Article