Grabitet me armë një bankë në Tiranë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka marrë një telefonatë që njofton për grabitjen me armë të një banke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut.

Forcat e rendit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të verifikuar informacionin dhe për të siguruar zonën.

Autori i grabitjes është kapur nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Share This Article