Agjencia për zhvillim e OKB-së ka nisur pastrimin e një grumbulli masiv mbeturinash në qytetin e Gazës, që ka mbuluar një zonë historike tregtare dhe që paraqet rrezik për shëndetin dhe mjedisin. Largimi i cili do të transferohet në një vend të përkohshëm të ndërtuar sipas standardeve mjedisore, simbolizon një hap pozitiv pas dy viteve luftë.
Agjencia për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara ka nisur pastrimin e një grumbulli masiv mbeturinash në qytetin e Gazës, që ka mbuluar një nga zonat më të vjetra tregtare dhe paraqet rrezik për shëndetin dhe mjedisin.
Grumbulli i mbeturinave është më shumë se 300,000 metra kub dhe 13 metra i lartë.
Ai u formua pasi ekipet komunale nuk mundën të qasen në landfillin kryesor të qytetit, në zonën Juhr al-Dik pranë kufirit me Izraelin, kur shpërtheu lufta në tetor 2023.
Sot, zona e Juhr al-Dik ndodhet nën kontroll të plotë izraelit.
UNDP planifikon që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të transferojë mbeturinat në një vend të përkohshëm në Abu Jarad, në jug të qytetit, që është ndërtuar sipas standardeve mjedisore dhe mund të pranojë mbledhjen e përditshme të mbeturinave.
Banorët e Gazës shprehën lehtësim pas nisjes së projektit që financohet nga Bashkimi Evropian pasi grumbulli shkaktonte ajër të ndotur, sëmundje dhe përhapje të insekteve.
Fras Market, dikur një zonë historike ku qytetarët mund të blinin ushqime, veshje dhe mjete shtëpiake, ka qëndruar i mbuluar nga mbeturinat për më shumë se një vit.
Largimi i këtij grumbulli simbolizon gjithashrtu një hap pozitiv pas dy viteve të luftës, duke dhënë shpresë se armëpushimi i arritur në tetor do të vijojë të zbatohen.

