Djali vret nënë e moshuar dhe gropos trupin e saj në pyll, dëshmia: Kisha frikë se mos humbisja pensionin e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 58-vjeçar ka vrarë nënën e tij 86-vjeçare dhe ka varrosur trupin e saj në një pyll pranë Palazzina di Caccia në Torino. Dyshohet që vrasja të jetë kryer disa muaj më parë. Mediat italiane shkruajnë se humbja e saj u raportua nga fqinjët. 

Policia italiane kontaktoi djalin e saj dhe e mori në pyetje në lidhje me zhdukjen e së ëmës. Fillimisht, 58-vjeçari tha se nëna e tij kishte vdekur për shkaqe natyrale, por më vonë ai pranoi të tregonte se ku e kishte fshehur trupin e nënës së tij.

“Unë varrosa trupin e nënës sime, mund ta gjeni pranë shtëpizës së gjuetisë në Stupinigi. Kisha frikë se mos humbisja pensionin” tha i arrestuari.

Policia po heton se çfarë ndodhi me viktimën dhe marrëdhënien që ajo kishte me djalin e saj. Së fundi, do të jetë autopsia që do të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së gruas.

Share This Article